Imami i parë i Xhamisë së Madhe të Lushnjës
SEIT DHËMBO
Imam (1879-1950)
Me të ardhurat e pakta që merrte nga
kopshti i tij buzë zallit të lumit Osum, blinte libra.
Shërbeu me përkushtim 51 vjet imam: 34
vjet në Berat në Xhaminë e Delibegës dhe në Xhaminë e Sahatit dhe në vitet 1928
- 1945 në Lushnjë.
Në Lushnjë, në ato vite, nuk ishte
krijuar ende ndonjë traditë fetare dhe Seit Efendiut i ra barra që çdo gjë ta
fillonte nga e para. Ai mori aq shumë nga njerëzit e këtij qyteti.
por edhe u dha aq shumë atyre.
E nisi me hapjen e nje mejtepi (shkollë
fetare e asokohe që përgatiste kuadro islamë). Të gjithë filluan ta përgëzonin
për këtë nismë.
Nxënësit e tij të parë më pas do të
bëheshin kuadrot e para të fesë islame në Lushnjë e në fshatrat e saj. Të tillë
ishin: Shaban Koçiu (pas vitit 1991 vaiz i Lushnjës) e
Mehdi Shehu (Dervishi) (më vonë myfti i Lushnjës). Ndërsa Qerim Haxhiu, që e la Lushnjën për të punuar e jetuar në Egjipt, e kujton plot
Shumë shpejt Seit Efendiu u bë një nga
njerëzit më të nderuar të qytetit. Në përvjetorë historikë, sidomos në
përurimin e xhamive në qytet e në fshatra, ai zinte një vend të veçantë.
Pak nga pak xhamia e vetme e qytetit
nisi ta ndërronte pamjen. U bë më e bukur, më mikpritëse. Këtu veç ndihmave të
qytetarëve, nuk mungoi edhe ndihma e kontributi i tij. Më të bukur atë e bënë
besimtarët e shumtë që shtoheshin çdo të premte, apo në festat fetare,
që ktheheshin në gëzime të vërteta popullore. Brenda saj edhe zëri i
bukur i hoxhë Seitit, duke lexuar Kuran, apo duke mbajtur vas, sikur ua zbuste
varfërinë e hallet njerëzve.
I dëgjohej fjala nga të gjithë. Punoi për pajtimin e njerëzve dhe për bashkëshkuarjen e feve. Këtë e arriti me kulturën që fitoi (ai njihte disa gjuhë të huaja e studionte shumë), por edhe me personalitetin që krijoi në vite.
Banorët e moshuar, por edhe më të rinj
të qytetit të Lushnjës kujtojnë edhe sot e kësaj dite zakonin e bukur të tij.
Kishte ardhur nga Berati qyteti i tij i kalldrëmeve. Çdo mëngjes, kur
merrte rrugën nga shtëpia për në xhami, merrte edhe dy gurë për t'i vënë në udhën e
përbaltur të lagjes. Pak nga pak ky veprim u përsërit nga dhjetëra bashkëbanorë
të lagjes, derisa rruga mori një pamje të re. Shumë pak vite pas largimit të
tij nga Lushnja, para se bashkia e qytetit t'i vinte emrin e tij kësaj rruge,
asaj ia kishin vënë më parë qytetarët.
Më 1945 rikthehet në Berat, tashmë me dy fëmijë,
më i moshuar, por me përvojë më të madhe. Një mall i madh, por edhe detyrimi
për vendlindjen, bëri që t'i kalonte në Berat ditët e fundit të jetës. E gjejmë
sërish imam në Xhaminë e Sahatit. Këtu ai vazhdoi derisa ndërroi jetë më 24
prill të vitit 1950. Me jetën dhe veprën e tij ai la gjurmët e një atdhetari
dhe fetari të përkushtuar, duke mbetur shembull për të tjerët.
Marrë me shkurtime nga libri "Hapësira të
kulturës islame" i autorit Qeramudin Durdia, f. 71-74, botim i vitit 1999.
Comments
Post a Comment