Posts

Xhamia e Hanko Pashës

Image
  Xhamia e mbiquajtur “e vogël” në Lushnje dhe imami i saj.     Afërsisht në vitin 1770, me nismën dhe mbështetjen e gruas së Kurt Pashës, Hanko Pasha, u ngrit xhamia e parë,  në qytetin e Lushnjës, në truallin e fisit Dervishi.   Kjo xhami i përket tipit me “çati druri me tavan dërrasash”. Xhamia në pikëpamjen arkitekturore përbëhej: “salla e lutjeve”, “portiku” dhe “minarja”.       Xhamia ishte kishte një territor mjaft të gjerë, një pjesë e te  cilit  ka qenë varreza, pjesa tjetër ka qenë dyqane dhe lulishte. Thuhet që për ndërtimin e kësaj xhamie u morën gurët nga fshati Karinë të Peqinit, që në atë kohë vlerësohej si gur cilësor.       Gjatë kohës që në Lushnje po bëheshin përgatitjet e fundit për Mbledhjen Kombëtare janar 1920, imami i xhamisë vuri në dispozicion “sallën e lutjeve” për nxënësit e shkollës plotore,  pasi bangat e tyre u çuan në shtëpinë e Fugëve ku do uleshin delegatët.  ...

Imami i parë i Xhamisë së Madhe të Lushnjës

Image
SEIT DHËMBO Imam (1879-1950) Seit Dhëmbo u lind në Berat në lagjen "Murat Çelepi" më 8 mars 1879. Mbaroi me të vëllanë e madh, Skënderin, medresenë në Berat. Pati për mësues myftiun (asokohe i moshuar) Mehmet Esatin. Në krah pati Ibrahim Buharanë, mulla Neim Durdinë e të tjerë bashkënxënës. Me të ardhurat e pakta që merrte nga kopshti i tij buzë zallit të lumit Osum, blinte libra.  Krijoi, kështu, pak nga pak një bibliotekë të pasur. Këtë pasuri e ndante bujarisht me ata që donin kulturë dhe herët i lindi dëshira t'i përkushtohej atdheut dhe fesë. Shërbeu me përkushtim 51 vjet imam: 34 vjet në Berat në Xhaminë e Delibegës dhe në Xhaminë e Sahatit dhe në vitet 1928 - 1945 në Lushnjë. Në Lushnjë, në ato vite, nuk ishte krijuar ende ndonjë traditë fetare dhe Seit Efendiut i ra barra që çdo gjë ta fillonte nga e para. Ai mori aq shumë nga njerëzit e këtij qyteti. por edhe u dha aq shumë atyre. E nisi me hapjen e nje mejtepi (shkollë fetare e asokohe që përgatis...

Historiku i Xhamisë së Lushnjës

Image
Dr. Niko FERRO Xhamia ndodhet në pikën më dominuese të lagjes “Kongresi” në qytetin e Lushnjës. Në popull njihet edhe si “Xhamia e Madhe” kjo për faktin se pranë saj ka ekzistuar një tjetër Xhami por me përmasa më të vogla. Xhamia e Lushnjës për nga forma e ndërtimit dhe për vlerat arkitektonike e bëjnë atë një nga ndërtesat më të bukura të kultit të besimit islam në Bashkinë Lushnjë. Kjo xhami përbëhet nga: Kubeja, minarja, dhoma e faljes për burra, dhoma e faljes për gra, dhoma e mësimit si dhe dhoma e pritjes ose e myftiut. Numëron edhe 39 dritare të cilat ofrojnë një ndriçim të plotë në pjesën e brendshme. Në lidhje me historikun e saj burimet arkivore tregojnë se përpjekjet e para të qytetarëve lushnjarë për ndërtimin e një xhamie daton në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar. Zbulojmë se një ndër arsyet për të cilën besimtarët lushnjarë kërkonin ndërtimin e një xhamie të re lidhej me faktin se Xhamia e Vogël (e ndërtuar qysh në vitin 1770 nga Hanko Pasha) nuk kishte hapësi...