Posts

Showing posts from October, 2023

Xhamia e Hanko Pashës

Image
  Xhamia e mbiquajtur “e vogël” në Lushnje dhe imami i saj.     Afërsisht në vitin 1770, me nismën dhe mbështetjen e gruas së Kurt Pashës, Hanko Pasha, u ngrit xhamia e parë,  në qytetin e Lushnjës, në truallin e fisit Dervishi.   Kjo xhami i përket tipit me “çati druri me tavan dërrasash”. Xhamia në pikëpamjen arkitekturore përbëhej: “salla e lutjeve”, “portiku” dhe “minarja”.       Xhamia ishte kishte një territor mjaft të gjerë, një pjesë e te  cilit  ka qenë varreza, pjesa tjetër ka qenë dyqane dhe lulishte. Thuhet që për ndërtimin e kësaj xhamie u morën gurët nga fshati Karinë të Peqinit, që në atë kohë vlerësohej si gur cilësor.       Gjatë kohës që në Lushnje po bëheshin përgatitjet e fundit për Mbledhjen Kombëtare janar 1920, imami i xhamisë vuri në dispozicion “sallën e lutjeve” për nxënësit e shkollës plotore,  pasi bangat e tyre u çuan në shtëpinë e Fugëve ku do uleshin delegatët.  ...